Ky projekt u nis si një iniciativë qytetare vullnetare në vitin 2016 si konsekuencë e mungesës së një kinemaje në qytetin e Gjakovës për më shumë se 26 vite, dhe njëkohësisht shënoj themelimin e kinemasë së parë të hapur.
Projekti ka qëllime tërësisht jo-profitabile, në të mirën e shoqërisë dhe me fokus në edukimin dhe inspirimin e gjeneratave, poashtu të shërbejë si arenë stimuluese për talentët e rinj që dëshirojnë të shprehin aftësitë e tyre në muzikë, poezi, arte pamore, etj.

Objektivat tona kryesore janë fuqizimi dhe gjithëpërfshirja e komunitetit në aktivitete që mundësojnë socializimin, edukimin dhe frymëzimin e tyre, dhe këto të materializohen në iniciativa në shërbim të komunitetit.
Sot, parku shërben si amfiteatër dhe skenë alternative e kulturës dhe artit në Gjakovë. Filma, dokumentarë, muzikë, art, letërsi, ekspozita, debate e angazhim qytetar.
